Zbardhet vrasja makabre e Faik Hajdinit, arrestohen katër persona

AKTUALITET


Policia e Gjirokastrës ka zbardhur vrasjen e 72-vjeçarit Faik Ajdini, ngjarje e ndodhur në Memaliaj 3 ditë më parë.

Në konferencë për shtyp, drejtori i Policisë së Gjirokastrës Ardian Çipa bëri me dije se ditën e sotme është arrestuar autori kryesor i vrasjes, Blerti Kanushi 23 vjeç.

Një ditë më parë për këtë krim u arrestuan babë e bir, Skënder e Bledar Ajdini, të përfshirë në ngjarje.

72-vjeçari u vra me thikë për shkak të një konflikti për një gardh ndarës me fqinjët e tij, çiftin Skënder e Dorovi Ajdini. Policia deklaroi se këta të fundit kishin pajtuar dhe nxitur Blerti Kanushin që të kryente krimin. Pasi e kishte vrarë me thikë 72-vjeçarin, trupi i këtij të fundit u mor nga çifti i bashkëshortëve Skënder e Dorovi Ajdini dhe u hodh në përrua.

Për të ndihmuar në fshehjen e krimit dhe përkrahu autorin kryesor, u përfshi edhe Bledar Ajdini, djali i çiftit, i cili gjithashtu u arrestua.

Trupi i Faik Ajdinit 72 vjeç ishte hedhur në një përrua dhe u gjet nga kërkimet e familjarëve dhe policisë.



Skip to toolbar