Zbërthehen 2.3 milionë mesazhe të “Matrix”/ Gazetari: Janë rreth 8 mijë përdorues në aplikacion, ndër gjuhët e përdorura edhe shqipja

Më të fundit


TIRANË- Gjuha shqipe është një nga 33 gjuhet e zbardhura nga deshifrimi i mbi 2.3 milionë mesazheve ne aplikacionin “Matrix”. Kështu u shpreh gazetari i kronikës në ACB News, Ervin Leka në studion e emisionit “Real Story”.

Ai theksoi se nga gjurmimi që i është bërë këtij aplikacioni, rezulton se shkalla më e lartë e përdorueshmërisë është Evropa Jugore, ku përfshihet dhe Shqipëria, të paktën sa i takon shtrirjes gjeografike. Ai pohoi se janë arrestuar disa menaxherë dhe një pronar i platformës në Spanjë.

“Pas publikimit të lajmit të madh, për shkak të zhbllokimit të mesazheve që ishin në patomën e Matrix, na u konfirmua se nga 33 gjuhët e përdoruar në këtë aplikacion është dhe gjuha shqipe. Nga gjurmimi që i është bërë aplikacionit, përdoruesit më së shumti kanë qenë të vendosur në Evropën Jugore, çka mund të ketë dhe përfshirjen e Shqipërisë si pozicion gjeografik.

Janë 2.3 milionë mesazhe të zbërthyera nga ana e kësaj platforme, nga bashkëpunimi me holandezët ku dhe nisi ky operacion, gjermanët si mbështetës dhe Franca për shkak se ishin dhe serverat. Është kapur një nga menaxherët me origjinë nga Lituani.

Në Spanjë është kapur pronari bashkë me një menaxher tjetër, që ishin të vendosur në Spanjë. Janë rreth 8 mijë përdorues në këtë aplikacion.”, tha ai./abcnews.al



Skip to toolbar