Gjuha shqipe është një nga 33 gjuhet e zbardhura nga deshifrimi i mbi 2.3 milionë mesazheve në aplikacionin “Matrix”. Aplikacion ky i zbërthyer së fundmi, i cili përdoret për biseda mes grupeve kriminale për aktivitetet e tyre të paligjshme.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, gazetari Trashëgim Sokolaj, shpjegoi se si dikush mund të bëhej pjesë e kësaj platforme.
Ai theksoi se në këtë aplikacion nuk bëheshe dot pjesë pa një ftesë nga dikush që ishte brenda rrjetit “Nëpërmjet një abonimi gjashtë mujor që ishte në varësi të përmbajtjes që kërkojnë, Matrix veç shkëmbimit të fotove ishte me paketa. Abonimi për një periudhë gjashtë mujore ishte rreth 1700 euro. Është një aplikacion që është përdorur gjerësisht dhe ka arritur të sigurojë fitime kolosale. Bandat kriminale kuptuan që Sky ECC dhe Encrochat ishte thyer dhe u bë kalimi në këtë aplikacion.
Në Shqipëri kanë ndodhur ngjarje kriminale të pazbardhura, ideatori lituanez tani i arrestuar i ka sekuestruar 950 telefona celulare. Në Matrix, hyje vetëm me ftesë brenda rrjetit, pra nuk hyje dot pa një ftesë nga dikush që ishte brenda rrjetit. Pikënisja kryesore ishte hetimi që autoritetet holandeze po bënin për vrasjen e një gazetari investigativ.
Në vazhdim do të kemi më tepër informacion për mënyrën se si u thye. Kjo platformë kishte servera në Francë dhe Gjermani, dhe inkriptimi bëhej duke ndarë informacionin në servera të ndryshëm dhe Europol e ka pranuar që ishte më i komplikuar si aplikacion”, u shpreh ai./abcnews.al/