Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se edhe gjashtë raste të reja janë konfirmuar me Covid-19 në Kosove.
Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 105 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjashtë 6 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Rastet pozitive janë raste kontakti, katër prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji të Pejës, një me vendbanim në Pejë dhe një i karantinuar.
Po ashtu, sot janë të shëruar edhe gjashtë pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është 16. Tashmë gjithsej në vendin tonë janë 132 raste me Covid-19.