Zbulohet amaneti i fundit i Patriarkut serb Irinej: Nëse heqim dorë nga Kosova…

KOSOVA


Amaneti i fundit i Patriarkut serb Irinej, para së të humbte jetën nga Covid-19 ishte që Serbia mos të hiqte dorë nga Kosova. Kështu është shprehur Peshkopi Teodosije, në një reagim që ka bërë për vdekjen e Kreut të Kishës Ortodokse. Më tej, ai e konsideroi Kosovën si një vend të shenjtë dhe se Sebia pa tokat e saj nuk do të ekzistonte më. Peshkopi gjithashtu tha se nëse heqin dorë nga Kosova, nuk do të jenë më si paraardhësit e tyre, do të jenë të ndryshe.

“Ashtu si Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvijve, patriarku ynë gjithmonë ka theksuar se ne nuk duhet të heqim dorë nga toka jonë e shenjtë, Jeruzalemi, Prizreni ynë, Patriarkana e Pejës, Deçanit, Graçanicës, është zemra dhe shpirti ynë. Po, nëse heqim dorë nga Kosova dhe Metohia dhe nëse largohemi nga këto toka të shenjta, nuk do të ekzistojmë më, nuk do të jemi më ata që kanë qenë paraardhësit tanë dhe shenjtorët tanë dhe do të bëhemi diçka krejtësisht e ndryshme, e huaj për ne dhe jo e veçantë për ne”, tha Teodosije.

Patriarku Irinej ndërroi jetë mëngjes e djeshëm në moshën 90 vjeç. Ai u infektua me Covid-19 dhe për 15 ditë ka qendruar në spital ku dhe ka humbur betejën me jetën.



Skip to toolbar