Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Laboratori”, duke zbuluar një ambient të përshtatur për falsifikimin e dokumenteve arsimore dhe profesionale.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë, dhe çoi në arrestimin e shtetasit A. T., 51 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në Zall-Bastar, shërbimet e Policisë gjetën një ambient të fshehtë, i cili shërbente si laborator për prodhimin dhe falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve, programeve master dhe licencave profesionale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan qindra dokumente të dyshuara të falsifikuara, si dhe pajisje të tjera që përdoreshin për këtë veprimtari të kundërligjshme. Policia bën me dije se vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme



Skip to toolbar