Zbulohet pajisja që kthen esëll personat që dehen

AKTUALITET


Së fundmi është shpikur një makinë, e cila mund të ndihmojë njerëzit që të bëhen esëll. Sipas shkencëtarëve kjo pajisje i ndihmon ata që të kthehen në normalitet rreth tre herë më shpejt se zakonisht.

Personat që dehen, inkurajohen që t’i bëjnë vetvetes hiperventilim duke marrë frymë fort dhe shpejt në një maskë fytyre e cila i furnizon ata me dioksid karboni.

Me hiperventilim ata përdorin mushkëritë për të nxjerrë jashtë alkoolin. Frymëmarrja më thellë dhe më shpejt se normalja eliminon dioksidin e karbonit nga gjaku së bashku me alkoolin.

Sipas “Scientific Reports”, pajisja e zhvilluar për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë helmimin me monoksid karboni ose të shërohen nga anestetikët më shpejt, ishte përshtatur për të ndihmuar ata që rrezikojnë seriozisht nga helmimi me alkool.

Por studiuesit thonë se pajisja mund të përdoret lehtësisht edhe për njerëzit që kanë konsumuar më shumë alkool nga zakonisht.

Ajo është testuar në një studim fillestar, ku disa burrave iu është dhënë rreth gjysmë gote e madhe vodka. Vullnetarët u pastruan nga alkooli më shumë se tre herë më shpejt kur përdorën paisjen, krahasuar me procesin natyral të trupit.

Dr Joseph Fisher, nga Instituti i Kërkimeve të Spitalit të Përgjithshëm të Torontos, i cili drejtoi studimin, tha se kjo është një pajisje themelore, me teknologji të ulët dhe që mund të bëhet kudo. Ai shtoi se është pothuajse e pashpjegueshme “pse nuk e provuam këtë dekada më parë”.

“Kjo pajisje përgjysmon sasinë e alkoolit në trupin e dikujt brenda 45 minutash, në vend të dy ose tre orëve që ky proces zgjat zakonisht mesatarisht.”, u shpreh ai.



Skip to toolbar