Zbulohet varianti i ri i COVID me 46 mutacione, 12 rastet e para në Francë

CORONAVIRUS


Një varianti i ri i COVID me 46 mutacione i quajtur B.1.640.2 është zbuluar në Francë. Të infektuar janë 12 pacientë që jetonin në të njëjtën zonë gjeografike në Francën juglindore, sipas ekspertëve varianti lidhet me linjën e B.1.640.

Rasti i parë ishte  një pacient që u kthye në Francë nga Kameruni. Ai shfaqi simptoma të lehta si vështirësi në frymëmarrje. Analiza e gjenomit zbuloi se virusi i këtij lloji të veçantë ka 46 mutacione, thanë studiuesit.

“Është shumë herët për të spekuluar mbi tiparet virologjike, epidemiologjike apo klinike të këtij… varianti bazuar në këto 12 raste. 

Në përgjithësi, këto vëzhgime tregojnë edhe një herë paparashikueshmërinë e shfaqjes së varianteve të reja SARS-CoV-2 dhe vështirësinë për të kontrolluar përhapjen”.

Sipas Daily Mail, varianti i ri me 46 mutacione mund të jetë edhe më rezistent ndaj vaksinave aktuale. Por ka pak shenja që ky po konkuron variantin dominues Omicron , i cili tani përbën më shumë se 60 për qind të rasteve në Francë.

Varianti i ri u zbulua nga akademikët e bazuar në “IHU Mediterranee Infection” më 10 dhjetor, por që atëherë nuk është përhapur me shpejtësi. Studiuesit thanë se është shumë herët për të vlerësuar tiparet e tij.

Shkencëtarët thonë se prejardhja është gjenetikisht e ndryshme nga B.1.640, e cila mendohet të jetë shfaqur në Republikën Demokratike të Kongos në shtator.



Skip to toolbar