Zelanda e Re goditet nga një tërmet i fortë

BOTA


ZELANDË E RE- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 i shkallës Rihter ka goditur Zelandën e Re mbrëmjen e së shtunës, raporton Instituti Sizmologjik Evropian Mesdhetar (EMSC).

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 32 kilometrash, shtoi EMSC. Epiqendra e tërmetit ishte 29 kilometra në perëndim të Wellington, qyteti i dytë më i madh në Zelandën e Re.

Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale./ abcnews.al



Skip to toolbar