Zelensky emëron shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm

BOTA


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka emëruar gjeneralmajorin Anatoliy Barhilevych, në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ukrainase.

Këtë post, deri më 9 shkurt e mbante Serhiy Shaptala.

Gjatë një video-adresimi më 9 shkurt, Zelensky e përshkroi Barhilevychin si “një person me përvojë që kupton detyrat e kësaj lufte dhe objektivat e Ukrainës”.

Ai tha se ky emërim është bërë me rekomandim të komandantit të ri të përgjithshëm të ushtrisë ukrainas, Oleksandr Syrskiy.

Syrskiy u zgjodh të drejtojë ushtrinë ukrainase të enjten. Ai deklaroi më 9 shkurt se shteti duhet të ndryshojë dhe përmirësojë metodat e tij të luftës nëse dëshiron të mposhtë forcat pushtuese ruse.



Skip to toolbar