“Zero tolerancë për kuponin”. Rama nis ditën me mbyllje restorantesh

AKTUALITET


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e së premtes duke bërë të qartë se nuk do të ketë tolerime për asnjë biznes që nuk lëshon kuponin tatimor dhe se qeveria e ka marrë seriozisht luftën kundër informalitetit.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale rezultatet e aksionit anti-informalitet që ka nisur në të gjithë vendit, për të ndëshkuar bizneset që nuk respektojnë ligjin. Si pasojë, disa bizneseve u është vënë dryni dhe janë bllokuar nga hetimi tatimor.

Siç duket në foto, bëhet fjalë për një një restorant, për të cilin Rama shkruan se po vuan pasojat e mos lëshimit të kuponit tatimor.

“Moslëshimi i kuponit klientit, sjell pasojën ligjore të mbylljes së aktivitetit për një muaj! Zero Tolerancë në luftën me informalitetin, që cënon konkurencën, konsumatorin dhe shtetin”, shkruan Rama.

Kujtojmë që disa ditë më parë, Edi Rama, publikoi një foto të ngjashme të një hoteli i cili ishte mbyllur dhe bëhej fjalë për biznesin e ish-deputetit të PD-së, Aurel Bylykbashi i cili para fushatës elektorale bëri thirrje për “luftë” mes militantëve në mënyrë që të bllokoheshin zgjedhjet e 30 qershorit.

Pak ditë më herët kryeministri shkarkoi nga detyra kreun e Tatimeve duke emëruar në atë post Delina Ibrahimajn të cilës i kërkoi rezultate në punë dhe kryesorja ishte lufta kundër informalitetit.

#STOPINFORMALITETIT✋Moslëshimi i kuponit klientit, sjell pasojën ligjore të mbylljes së aktivitetit për një muaj! #ZeroTolerancë në luftën me informalitetin, që cënon konkurencën, konsumatorin dhe shtetin

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 18. Juli 2019


Skip to toolbar