Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj të KED.
Nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ Kim shprehet se vazhdon zbatimi i reformës në drejtësi, ndërsa thekson se tashmë hapet rruga e përfundimit të Gjykatës Kushtetuese.
Më tej shprehet se inkurajon të gjitha institucionet përkatëse që të vazhdojnë përpara pavarësisht pengesave për të zbatuar reformën në drejtësi.
“Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi. Më vjen mirë që Zyra e Presidencës (në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Avokatin e Popullit dhe të tjerë) zhvilloi dje një short transparent për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Gjykata Kushtetuese arriti kuorumin 1 vit më parë që mundësoi funksionalitetin. Veprimi i djeshëm i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022. Inkurajojmë të gjitha institucionet përkatëse që të vazhdojnë përpara, pavarësisht pengesave për të zbatuar reformën në drejtësi”, shkruan Kim.