Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi tha në Nënkomisionin për Diasporën dhe Migracionin se më 11 Janar do të nisë procesi i regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.
Celibashi tha se, procesi i përgatitjes së votimit nga jashtë ka shkuar në përputhje me të gjithë parashikimet e Kodit Zgjedhor, përfshi këtu edhe në kuptim të afateve që ky kod ka përcaktuar për aspekte të ndryshme të karakterit normativ apo organizativ të votimit nga jashtë”.
“Tashmë Komisioni Rregullator pranë KQZ ka miratuar thuajse të gjitha aktet kryesore normuese me qëllim realizmin e votimit nga jashtë.
Besoj që para Krishtlindjeve do të kemi një demonstrim të funksionaliteteve të këtij sistemi me qëllim që në datën 11 janar kjo platformë të jetë funksionale dhe ashtu sikurse e ka parashikuar Kodi Zgjedhor të fillojë procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë”, u shpreh Celibashi.