Zgjedhjet dhe vota e Diasporës/ Ilirjan Celibashi tregon shifrat në “Real Story”: Regjistrimet në rritje, afati deri më 4 mars

Më të fundit


TIRANË– Kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u shpreh i bindur se procesi i votimit nga jashtë do të realizohet me sukses.

Ai theksoi se procesi është me mjaft sfida, por gjithçka shtoi ai, është brenda parashikimeve të afateve të Kodit Zgjedhor .

“Nga si ka ecur deri tani, besoj që procesi do të realizohet ashtu sikur se janë të gjitha parashikimet e Kodit Zgjedhor. Është proces me mjaft sfida të karakterit organizativ dhe logjistik, por çfarë kemi bërë deri tani, mendoj se më 11 maj, ne do të numërojmë dhe votën e emigrantëve nga jashtë”, tha ai.

Gjatë intervistës në emisionin “Real Story”, Celibashi tregoi dhe numrin e aplikimeve të zgjedhësve nga jashtë.

Ai theksoi se projeksionet janë që deri më 4 mars, kohë kur mbyllet dhe procesi i regjistrimit, të jenë diku te 200 mijë regjistrime.

“Numri i kërkesave në momentin që flasim 100 825 në kohë reale, janë 62 387 zgjedhës nga jashtë, të cilët janë regjistruar dhe këtë do votojnë, është e sigurt. Kam menduar se nuk do ishim në këto numra, mendoja se në totale do ishin 60 mijë në total që do kërkonin se do regjistroheshin, dhe me siguri projeksione është mbi 200 mijë. Në fundjavë ka një rritje të aplikimeve. Ka ditë që numri i aplikimeve është i lartë dhe për të njëjtin ditë të javës tjetër nuk ka të njëjtin trend. Deri më 4 mars është procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë. Çfarë do regjistrohen, do kenë mundësisë për të votuar, pas katër mars nuk lejohet të këtë asnjë aplikim”, tha ai./abcnews.al



Skip to toolbar