Zgjedhjet e pjesshme në Gjermani, shuplaka e hidhur për kancelarin Scholz

BOTA


Ishin vetëm dy lande federale nga gjithsej 16 lande, ku më 1 shtator u zgjodh një parlament i ri i landit. Ishin vetë 5 milionë votues nga më shumë se 61 milionë persona me të drejtë vote në të gjithë Gjermaninë.

E megjithatë zgjedhjet në landet Saksoni dhe Tyringi kanë shumë më tepër rëndësi se ajo rajonale. Nga njëra anë, sepse për herë të parë në zgjedhjet e një landi një parti e ekstremit të djathtë si AfD, Alternativa për Gjermaninë fitoi më shumë se një çerekun e votave. Nga ana tjetër se partitë që formojnë qeverinë në Berlin asnjëherë nuk kanë marrë së bashku një rezultat kaq të dobët elektoral.

79% e gjermanëve të pakënaqur me qeverinë

Si në Saksoni edhe në Tyringi partia e provuar si ektremiste e djathtë, AfD mori më shumë sy dyfishin e votave se socialdemokratët SPD, Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP të marrë së bashku. Rezultatet e tyre janë njëshifrore dhe tek Të Gjelbrit apo FDP madje nuk mjaftojnë për të hyrë në parlamentet e landeve Saksoni dhe Tyringi. Edhe Partia Socialdemokrate, SPD sipas sondazheve parazgjedhore madje rrezikonte të mos hynte në parlament, por në fund socialdemokratët shpëtuan nga ky dështim i plotë.

Katër nga pesë gjermanë janë të pakënaqur me punën e qeverisë dhe kjo prej muajsh. Në trendin e Gjermanisë që publikon televizioni ARD kancelari Scholz dhe ministrat e tij marrin nota të dobta.



Skip to toolbar