Analisti Mentor Nazarko komentoi zgjedhjet parlamentare dhe rëndësinë e votës së Diasporës në këto zgjedhje.
Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se deri më tani Shqipëria ka demonstruar se orientimi elektoral përcaktohet nga jashtë. Më tej nënvizoi se Diaspora jonë është konservatore, pa ndryshime të mëdha.
“Kudo në çdo shtet është e paparashikueshme për votuesin e herës së parë. Shqipëria deri tani ka demonstruar mendoj unë që orientimi elektoral përcaktohet nga jashtë. Nëse themi që sjellin mbi 1 miliardë euro të ardhura, dua të besoj që ai që sjell paratë përcakton edhe orientimin elektoral. Duket se diaspora jonë është konservatore, nuk ka ndryshime të mëdha, ndërsa Kosova ka demonstruar prirje për ndryshim. Dua të besoj që votuesit e Diasporës kanë përcaktuar orientimin elektoral të familjarëve të tyre këtu dhe nuk besoj se do të ketë ndryshime të mëdha”, tha ai.