Zgjedhjet në AAK, Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar

KOSOVA


Ramush Haradinaj, pasi muaj më parë dha dorëheqje si kryeministër, ka dhënë dorëheqjen edhe si kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Këtë veprim e ka ndërmarrë për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të brendshme partiake dhe se deri në Kuvendin e ri të AAK-së do të jetë vetëm ushtrues detyre i kryetarit.

“Jam i dorëhequr. Do të thotë prej kuvendit të fundit të punës që e mbajtëm jam i dorëhequr. Kryej vetëm funksionet në dorëheqje që i kemi deri në zgjedhje”, thotë ai.

Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se kanë vendos kritere të reja të organizimit të AAK-së, duke përfshirë edhe organizimin në pesë degë të veçanta në Prishtinë. Ai po ashtu thotë se në këto zgjedhje do të aplikohet parimi, një delegat një votë, me çka hapet kapitulli i zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet e AAK-së. Ai thotë se kjo mënyrë do të rritë transparencën garuese.

“Ne e kemi hapur votën në total, në këtë rast nëse kandidojë Ramush Haradinaj nuk e ka një kundër-kandidat, por i ka 100 kundër-kandidatë. Secili prej tyre nëse ja qet votën vetes edhe unë vetes i bie që të gjithë kemi votë të barabartë duhet të hymë në raund të dytë në raund të tretë e ku di unë. Kemi bërë lëvizjen më të guximshme të mundur për hapje të garës dhe po ashtu e kemi bërë një lëvizje të guximshme me Prishtinën. Ne kemi bërë një lëvizje të guximshme e kemi e kemi hapur garën në total në parti, 1 delegat 1 votë, edhe unë jam në garë me mbi 100 kolegë të mitë në të njëjtën kohë për kandidat për kryetar. 100 anëtarë të Këshillit Drejtues përfshirë edhe mua e marrin votën për kryetar cilido që e merr një votë më shumë bëhet kryetar i partisë, ose i degës”, tha Haradinaj.



Skip to toolbar