Gazetari Artur Nura thotë se osmarrja e pushtetit nga ekstremi i djathtë në Francë, është një model që duhet ta konsiderojnë të gjitha vendet.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nura u shpreh se kryeministri Edi Rama do të dalë me presidentin francez, Emmanuel Macron nga SHBA me një mesazh gjeopolitik, në kuadër të 75-vjetorit të NATO-s.
“Sigurisht, duhet konsideruar, sepse ne jemi një vend i vogël dhe rëndësia e një vendi të vogël nga pikëpamja ekonomike, është e pakonsiderushme. Jemi një vend nga pikëmkja gjeoplitike, shumë e rëndësishme, nga gjeografia dhe se tani jemi dy shtete shqiptare.
Unë besoj se perfomanca e kësaj qeverie, e zotit Rama, jam i sigurt, të mërkurën do kemi mesazh me foto me Macron, mesazh politik, ne duhet të kujtojmë performancën që ka bërë kjo qeveri në OKB. Është një vullnet amerikan për t’i dhënë një rol të rëndësishëm Shqipërisë nga pikëpamja modeste. Ne jemi kombi më pro amerikan, më pro evropian. Ne do të kemi nga SHBA, lajme të mira nga pikëpamja gjeopolitike. Mungon lidershipi në Perëndim. Po të ndjekësh debatin Biden-Trump është dëshpërues, sfidat gjeopolitike janë të jashtëzakonshme.
Zoti Rama, është një politikan, performanca e tij në politikën e jashtme, ka qenë ministër i Jashtëm, do të kemi lajme gjeopolitike në 75-vjetorin e NATO-s, Rama do ketë performancë të rëndësishme. Mosmarrja e pushtetit nga ekstremi i djathtë është model për ta konsideruar të gjitha vendet. Shqipëria nuk ka rrezikshmëri të një të djathte ekstreme’”, theksoi ai./abcnews.al