Partia socialdemokrate e Olaf Scholtz në Gjermani ka fituar zgjedhjet përballë partisë së Merkel me diferencë të ngushtë.
25.7% të votave siguruan socialdemokratët kundrejt 24.1% të Armin Laschet dhe CDU/CSU.
Scholtz bëri të qartë që partia e tij ka një mandat të plotë për të drejtuar.
Menjëherë kanë nisur kombinacionet për koalicionin qeverisës që duket se do të krijohet mes tre partive gjermane. Të drejtën kushtetuese për të krijuar tashmë qeverinë e ka SPD, por nëse nuk ia del atëhere stafeta i kalon CDU/CSU.
Me të gjitha gjasat pas 16 vitesh Gjermania duket se do të shkojë drejt ndërrimit të pushtetit me largimin e Merkel dhe bashkë me të edhe të partisë së saj, CDU/CSU.