Analisti Mentor Nazarko në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi fitoren e Donald Trump në zgjedhjet në SHBA dhe ndikimin që mund të ketë në Kosovë.
Gjatë intervistës, Nazarko nënvizoi se deri më tani figura e Trump është parë me një qasje të gabuar.
“Kur shkon puna tek presidenti Trump duhet thënë që marrëveshja e tij ishte më e mira e mundshme. Ka qenë zgjidhja më e mirë e mundshme dhe në atë kohë për shkak të mungesës së aktivizimit të tij në politikën e mbrojtjes vendosi të kishte disa marrëveshje të suksesshme qoftë mes Kosovës dhe Serbisë. U kërkua njohja e panegociueshme. Opozita e Kosovës që ishte në atë kohë në njëfarë mënyrë PDK por edhe LDK nuk e ka mbrojtur këtë marrëveshje, duhet të kishte një veprim më të mençur. Në letrën që Trump ka dërguar në shkurt të 2019 Thaçit dhe Vuçiç flisni me një gjuhë dhe ejani në Shtëpinë e Bardhë dhe në kopshtin e trëndafilave do të firmosni njohjen reciproke.
Pse opozita e Kosovë mendoj që ka gabuar në mos mbrojtjen e asaj trashëgimie?
Kërkesa e Trump ishte të krijohej një frymë pajtimi. Ajo marrëveshje është demonizuar shumë. Opozita nuk ka kapitalizuar atë që ishte sjellja e mirë e zotit Thaçi. Rikthimi i Trump, nuk e di nëse do të jetë Grenell, një shenjë që u duk ishte fakti që e shoqëroi Trump në takimin me Zelenskyn. Në opinionin publik të Kosovës, Është pikturuar Trump dhe Grenell si figura me një qasje të gabuar”, tha Nazarko