Gjatë intervistës, Hoti u shpreh se këto zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndërsa shtoi se Donald Trump është imponuar nëpërmjet zotësisë të manipulimit politik.
“Zgjedhjet janë të rëndësishme dhe jo vetëm historike, por ka një problem që lidhet me konceptin e brendshëm të ideoligjisë amerikane. Trump ka imponuar nocionin e luajalitetit jo të bashkëpunimit. Trump ka bërë një fushatë elektorale duke përdorur termin “ne jemi të pushtuar”.
Nëse Trump ia del që të imponohet shtrohet pyetja, institucionet amerikane janë konceptuar për të vendosur disa kundër ekuilibra.
Pra nëse Trump fiton, si do të sillet me institucionet e brendshme? Trump është imponuar nëpërmjet zotësisë të manipulimit politik dhe Kamala Harris, një nocion progresiv të Amerikës. Beteja është shumë herë më filozofike”, tha Hoti.
Nga ana e tij, Fitim Zekthi shtoi: “Me kalimin e viteve presidenti amerikan është bërë shumë i fuqishëm. Po të shohim presidentin amerikan para ’45 ka pasur shumë pak pushtet. Tani është e gjitha sepse shpenzimet janë të mëdha. Dhe përfshirja e SHBA në marrëdhënie pas luftës së Dytë botërore ka bërë që presidenti të jetë shumë i fuqishëm”, theksoi ai./abcnews.al/