Zgjedhorja/ Bylykbashi: Maxhoranca të lerë lojën që bën me segmente të vogla, duhet konsensus

Më të fundit


“Duam reformë konsensuale, të respektojmë Kodin Zgjedhor”, kështu është shprehur deputeti Oerd Bylykbashi në një komunikim për mediat për ndërprerjes së mbledhjes në Komisionin për reformën Zgjedhore.

Bylykbashi është shprehur se mazhoranca duhet t’i japë fund lojës së saj që bën sipas tij me segmente të vogla, ndërsa theksoi se opozita kërkon një reformë me konsensus.

“ Sot ishte prova se si PS nuk kërkon një reformë zgjedhore. OSBE u shpreh qartë se tradita mbi 20 vjecare është një praktikë e mirë jo vetëm për rajonin për edhe për BE. Ne kërkojmë një komision që përbëhet gjysma nga mazhoranca dhe gjysma nga opozita. Është rrëzuar njëherë kërkesa, me vullnetin e shprehur të Edi Ramës për të mos bërë reformë konsesuale, në thyerje të traditës 20-vjeçare. Edi Rama nuk do rotacion politik, ka bllokuar rotacionin politik nëpërmjet zgjedhjeve të manipuluara. PD ka shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë dhe për të gjetur konsesus dhe atë që gjithashtu e kërkojnë partnerët ndërkombëtare”, tha ai.



Skip to toolbar