Zgjedhorja, PD pranon tryezën e dytë të OSBE

POLITIKË


Partia Demokratike ka shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë e tryezës së dytë të thirrur nga OSBE për Reformën Zgjedhore, së bashku me Komisionin e Posaçëm për Reformën Elektorale. Mediat vizive raportojnë se nga Selia Blu thanë se kanë rënë dakord parimisht për të qenë në tryezë, por po presin axhendën finale.

Kjo është tryeza e dytë që OSBE dhe Komisioni i Posaçëm organizojnë për Reformën Elektorale dhe sërish Partia Demokratike do të përfaqësohet në nivel teknik në këtë takim.  Në fokus të tryezës është diskutimi për financimin e partive politike. Deri tani, palët nuk kanë arritur të ulen në dialog për reformën dhe aktualisht mazhoranca dhe opozita po punojnë paralelisht për Reformën Elektorale. 



Skip to toolbar