“Zgjerimi në axhendën e BE pas pushtimit të Ukrainës”, Bushati: Ballkani s’duhet ta shpërdorojë mundësinë

Më të fundit


Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i ftuar mbrëmjen e kësaj të martë në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, u shpreh se Bashkimi Evropian i dha përparësi zgjerimit të unionit pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Ai thotë se lufta në Ukrainë ka krijuar një realitet të ri të sigurisë në Evropë.

“Ka një realitet të ri të sigurisë në Evropë që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë dhe në këtë kontekst është për t’u shënuar se Shqipëria ka qenë mikpritëse e dy takimeve të rëndësishme. Përtej simbolikës, zgjerimi për shkak të Putinit duket se është ngjitur në përparësi të BE, shihet si një instrument gjeopolitik me mundësinë që në disa vite të shkojë në 33 apo më shumë shtete duke pasur parasysh edhe vendet e Ballkanit Perëndimor por dhe Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë. Dimensionet janë të ndryshme, në Ballkanin Perëndimor ka pasur më shumë zhgënjime, 20 vite nga samiti i Selanikut ku u premtua anëtarësimi i vendeve në BE. Tek ne është më tepër proces që ka të bëjë me demokratizimin ndërsa në rastin e Ukrainës lidhet me rindërtimin e vendit nga lufta.”, theksoi ai.

Më tej, gjatë intervistës me gazetarin Balla, Bushati shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet ta shpërdorojnë këtë mundësi gjeo-strategjike, pasi sipas tij, Ukraina ka vëmendje më të madhe dhe paketa financiare ndaj saj është shumë më e lartë sesa për vendet e Ballkanit Perëndimor.



Skip to toolbar