Zgjidhet KQZ-ja e re, kryetar Ilirjan Celibashi me 106 vota pro! Ja përbërja

Më të fundit


Komisioneri i  ri i Shtetit për Zgjedhjet do të jetë Ilirjan Celibashi.

Ish-kreu i KQZ dhe ish-ministër i PS për marrëdhëniet me parlamentain, Celibashi është votuar me shumicë votash nga Kuvendi ditën e sotme.

106 vota pro mori Celibashi teksa vetëm 5 vota mori kandidati tjetër Ardian Myslimaj. Ndërkohë nënkomisionere e KQZ është zgjedhur Ledina Pelingu me 105 vota pro ndërsa Agron Haxhimali mori vetëm 7 vota.

Në detyrën e anëtarit të Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve janë përzgjedhur me 107 vota pro:

  1. Ilirjana Nano
  2. Dritan Çaka
  3. Arens Çela
  4. Muharrem Çakaj
  5. Helga Vukaj

Ndërkohë në detyrën e anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve janë përzgjedhur me 105 vota pro:

  1. Ilirjan Rusmali
  2. Elvin Lako
  3. Koli Bele
  4. Elvis Çefa
  5. Ledio Braho

Komisioneri Shtetëror është organ monokratik me kompetenca kryesore,  Drejtimin dhe dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë se administratës zgjedhore gjate zgjedhjeve dhe referendumeve. Emëron dhe shkarkon anëtarët e KZAZ-ve. Miraton shpërndarjen e mandateve në zgjedhjet për Kuvendin dhe për këshillat vendore, si dhe jep mandatet për çdo deputet.

Struktura e KQZ-së e re përbëhet nga 3 organe drejtuese: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator me 5 anëtarë dhe mandat 5-vjeçar, si dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, gjithashtu me 5 anëtarë, por me mandat 9-vjeçar.



Skip to toolbar