“Zgjidhje demografike, jo politike”/ Emigracioni, Bojaxhiu: Fenomen masiv 30 vitet e fundit, e prekur edhe Europa

Më të fundit


Rreth 1.9 milionë shqiptarë kanë lindur jashtë vendit sipas shifrave të përditësuara së fundmi.

Aktivisti Gjergj Bojaxhiu theksoi se vendi ka përjetuar një zhvillim të madh demografik që nga viti 1945, ku lëvizjet masive të popullsisë kanë ndryshuar thellësisht shoqërinë.

Bojaxhiu shtoi se problemi nuk është lëvizja në vetvete, por zëvendësimi i zgjidhjeve politike me një “zgjidhje demografike”. Më tej, ai tha se vetë Europa ka pasur lëvizje masive dhe se në këto 30 vitet e fundit fenomeni është bërë masiv.

“Kur shoh ato shifra, më tregojnë pse Shqipëria nuk gjen zgjidhje politike: nuk ka presion të mjaftueshëm që brenda të bëhen ndryshime reale. Ata njerëz që kanë më shumë interes dhe një mentalitet për të bërë diçka ndryshe e kanë më kollaj ta gjejnë atë realitet andej. Një shoqëri normale gjen zgjidhje politike; ne kemi gjetur një zgjidhje demografike.

Shqipëria ishte një vend që nga 1945 u mbyll, pati një zhvillim të madh demografik nga rritja e mirëqenies, dhe të gjitha këto bënë që të kishte një shpërthim të madh demografik. Në zonat rurale, njerëzit nuk lejoheshin të lëviznin lirisht. Nuk besoj të ketë vend në Europë që ka pasur këtë zhvillim demografik.

Lëvizja është dhe brenda Shqipërisë: mbi 75 për qind e popullsisë ka lëvizur, ndërkohë që në një vend tjetër do të ishte një tmerr logjistik. Ne e kemi menaxhuar shumë mirë si shoqëri, sepse lëvizje të tilla ndryshojnë mentalitetin. Është normale që ai 10-vjeçar i parë të kishte atë lëvizje aq të madhe; fenomeni i lëvizjes në 30 vitet e fundit është masiv.” 



Skip to toolbar