Zguri sqaron “të vetët”: Shifrat, paraprake

AKTUALITET


Pas akuzave për mospërputhje në shifrat e publikuara nga KQZ për rezultatin e zgjedhjeve ka reaguar edhe Kreu i KQZ-së, Klement Zguri. Që në nisje të fjalës së tij ai tha se këto rezultate të publikuara nga KQZ janë paraprakë ndaj dhe kanë pasaktësi.

Por fill pas kësaj, Zguri kërkoi nga subjektet partiake që të bëjnë ankimime dhe të vënë në lëvizje KQZ për të bërë hetime mbi saktësinë e shifrave.


“Tabelat përmbledhëse duhet të përmbajnë numrin e saktë në votim, si dhe numrin e votave për çdo kandidat. Si rregull këto shifra duhet të korrespondojnë. Nëse shifrat janë kontradiktore, ky mund të jetë tregues paaftësie, por edhe tregues parregullsie. Se ç’ka ndodhur në rastin konkret kjo do të zbulohet nga hetimi.

KQZ ka dy mundësi për verifikim, zbulon dhe korrigjon gabimet, shqyrtimi i ankimimeve zgjedhore kundër rezultatit. Për këtë, duhet që subjektet zgjedhore të depozitojnë ankime. Kërkohet bashkëpunimi i subjekteve zgjedhore, që vënë në lëvizje KQZ. Ka rëndësi vënia në lëvizje e procedurës, nëse duam të kuptojmë të vërtetën e këtyre shifrave.

Saktësia e tyre është vendimtare për cilësinë e procesit të 30 qershorit, ndaj KQZ duhet t’i trajtojë me seriozitet. Kolegët e KQZ duhet të bëjnë gjithçka për të sjellë qartësi të plotë”, tha Zguri.

Përfaqësues të PD-së dhe LSI kanë hedhur akuza në drejtim të maxhorancës duke thënë se ka manipuluar zgjedhjet për shkak se në disa bashki rezultojnë më shumë vota se votues. Nga verifikimet e bëra nga realstory.al rezultonin 9 bashki ku ka shifra kontradiktore. Por KQZ sqaron se këto janë rezultate paraprake dhe jo zyrtare ndaj ka pasaktësi.




Skip to toolbar