“Zhbllokohet” Gjykata e Lartë, Meta dekreton tre propozimet e KLGJ

AKTUALITET


Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar këtë të mërkurë emërimin e 3 gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë. Sokol Sadushaj, Ervin Pupe dhe Ilir Panda ishin emrat e propozuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për gjyqtarë të përzgjedhur nga radhët e juristëve të spikatur.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, vlerësoi pa vonesë këto propozime, duke konsideruar se fillimi nga funksionimi i Gjykatës së Lartë, është një element kyç për respektimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve për një gjykim të drejtë, nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm.” – thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Presidenca



Skip to toolbar