“Zhduken” biletat e ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe, shiten të gjitha për 2 orë

Më të fundit


Shiten në kohë rekord biletat e ndeshjes Shqiperi-Ishujt Faroe, ndeshja e fundit kualifikuese e kuqezinjve per kualifikueset e Euro 2024. FSHF njoftoi ne oren 20:11 daljen ne treg te ketyre biletave, por pas dy oresh askush nuk kishte mundesi te blinte më.

Çmimi i tyre varionte, nga 3 mije pas porte deri ne 6 mije dhe 8 mijë në ballore. Më 20 nëntor, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese në grupin E kundër Ishujve Faroe, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 20:45 dhe do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’.

Me gjasë në ate ndeshje Shqiperia do te festoje kualifikimin per here te dyte ne Europian. Nderkohe me heret ne date 17 nentor, Shqiperia do te luaje në transferte kunder Moldavise.



Skip to toolbar