Zhduken dy turiste të huaja, dyshohet se ndodhen në Alpet Shqiptare

AKTUALITET


Dy turiste të huaja, një gjermane dhe një polake janë zhdukur prej disa ditësh dhe dyshohet se ndodhen në alpet shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori për Parqet Kombëtare në Mal të Zi, Admir Lalic, i cili ka shpërndarë fotot e dy turisteve me shpejtësi në rrjetet sociale. Lalic bën apel që kush ka informacion të njoftojë autoritetet.

Sipas të dhënave, dy turistet hynë në Mal të Zi përmes Shqipërisë në vendkalimin Vermosh me makinën e tyre më 13 gusht. Makina e tyre u gjet në një parking në komunën e Plavës. Dyshohet se ato janë diku në malet e Kosovës, Shqipërisë ose Malit të Zi.

“Më 14 gusht ato kanë qenë në kontakt me familjet e tyre dhe që prej asaj kohe janë zhdukur”, ka shkruar Lalic në Facebook. Ai kërkon ndihmë që ky informacion të shpërndahet me shpresën që dy vajzat të jenë dikur mes maleve në Kosovë, Shqipëri apo Mal të Zi. “Ju lutemi kontaktoni autoritetet lokale të policisë nëse dini ndonjë gjë rreth tyre”, është apeli.



Skip to toolbar