Pasi Donald Trump doli në skenë për të festuar fitoren e tij në garën presidenciale të vitit 2024, Kamala Harris ka anuluar fjalimin që do të mbante dhe i ka kërkuar ekipit të saj që të shkojë në shtëpi, ndërsa mbështetësit demokratë kanë shpërthyer në lot.
Zv/Presidentja refuzon t’u përgjigjet pyetjeve pas rikthimit historik të Trump në Shtëpinë e Bardhë, por ka njoftuar se do të mbajë një fjalim të mërkurën.
Edhe ekipi i saj ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve pasi rezultatet rrëshqitën duke treguar fitoren e Trump.
Kandidati republikan e nisi fitoren me Karolinën e Veriut, shteti i parë i luhatshëm që vendosi diktatin e natës së zgjedhjeve. Fitoret e tij në Xhorxha dhe Pensilvani, të dyja shtete të pavendosura, u njoftuan më vonë, duke siguruar fitoren e tij në zgjedhje.
Fox News raportoi se zëdhënësi i shtypit i Harris i tha stafit të mos flisnin me median pasi po shihej trendi që tregonte mbështetje të ulët për të në të gjithë vendin.
Një reporter i CNN në selinë e fushatës së Harris në Uashington DC tha se kishte vetëm “heshtje” nga ekipi i saj.
“Fjala operative tani është heshtja. Nuk flitet shumë. Ekipi i Harris duket se po kërkon pika të ndritshme në hartë”, tha korrespondenti.
Një i ftuar në CNN tha të martën se ndihej “më shumë si 2016 sesa 2020”, me New York Times që raportoi se turma ishte rralluar ndjeshëm dhe disponimi ishte seriozisht i dobësuar në selinë e Harris.
Brohoritjet në turmë u bënë më pak të shpeshta pasi erdhën më shumë rezultate nga shtetet e fushëbetejës. Rruga e Harris drejt fitores u venit me shpejtësi pasi vota e republikanëve në zonat rurale dhe periferike i ka dhënë edhe njëherë pushtetin Trump.