“Zhvatja”, Presidenti Pendarovski: Hetim pa ndërhyrje nga jashtë

BOTA


Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski duke komentuar rastin ‘ZHVATJA’ thotë se duhet pasur durim dhe të mos pranohet asnjë ndërhyrje. Ai shtoi se për momentin është e rëndësishme që institucionet filluan të bëjnë punën e tyre.

Edhe pse nuk dëshironte të komentojë rastin ‘Zhvatja’, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski u bëri thirrje institucioneve kompetente në vend që të bëhet hetim thelbësor siç theksoi ai, pa ndikime nga jashtë.

“Puna ime si president nuk është që të komentoj më tej çdo fazë të ardhme tashmë që gjithçka hyri në binarë. Apeloj që të jemi të durueshëm dhe të presim se çfarë do të zbardhë procedura ligjore dhe pasi të kemi diçka të dukshme ose akuza të mund të komentojmë. Është e rëndësishme që po lëviz. Unë dhe të gjithë ne duam të shohim hetim të shpejtë por edhe thelbësor dhe hetim në të cilin nuk do të vërehen ndikimet e jashtme as nga komuniteti i biznesit as nga politikanët”, tha Stevo Pendarovski.

Ndërkohë, ende nuk ka paralajmërime nga prokuroria se do të hetohen edhe të dhëna për disa biznesmenë që lidhen në rastin ‘Zhvatja’. Një pjesë e tyre përmenden në audio xhirime kurse të tjerë në dëshminë e biznesmenit Kamçev.

Prokurorja e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në një deklaratë për media ka njoftuar se biznesmeni Kamçev në dëshminë e tij nuk ka përmendur asnjë politikan ashtu siç kanë spekuluar disa media, por vetëm që këtë rast e ka paraqitur te kryeministri Zoran Zaev.



Skip to toolbar