Zhvillimet në PD, Lami: Gjykata e vetmja zgjidhje . Murati: Shpejt do kuptojmë se kush ka shumicën

Më të fundit


Në emisionin “Real Story” në “News 24”, po diskutohet rreth zhvillimeve të fundit në PD. Politologu, Roland Lami tha se gjykata është e vetmja zgjidhje që do të përcaktojë se cila do të jetë fati i drejtimit të Partisë Demokratike.

“Gjykata është e vetmja zgjidhje për të marrë një zgjidhje se kush do e mbaj vulën e PD. Palët janë shumë “larg, sa për të pasur mundësi në një kompromis. Gjykata duhet të zgjidhë çështjen e dorëzimit të çelësave, vulës, logos. Kjo më duket një akt surprizues.

Mendoja që palët nuk kanë interes të shkojnë te gjykata dhe do të ishte zgjedhjet që do të ndanin fatet e së cilit. Fakti që kanë shkuar në gjykatë më duket hap i mirë për të institucionalizuar se kush do të ketë çfarë në PD”, tha Lami.

I këtij mendimi nuk është gazetari Erl Murati i cili tha se kjo çështje nuk zgjidhet me anë të gjykatës, por me shumicë anëtarësie, pasi në fund të fundit sipas tij, janë ata që duhet të vendosin.

“Vetëm me gjykatë nuk zgjidhet kjo çështje. Kjo duhet të zgjidhej politikisht. Çfarëdo vendos një trupë gjykues nuk prevalon atë që kërkon shumica. Ne pamë një demonstrim të madh force me 11 dhjetor, por them se edhe Basha ka marrë masat për të pompozuar të njëjtën gjë. Unë e quaj të pa kuptueshme atë që ka ndodhur. Kur të vij puna e ballafaqimit final dhe matjes së forcave do të jenë këto truket të a kuptueshëm. Do e shohim brenda muajit se nga ku anë do të anojë anëtarësia. Ne e dimë që grupin parlamentar e ka Basha, edhe kryesinë ai. Por faktikisht kemi 2 Kuvende e ka shumë mundësi që anëtarësinë e PD e komandon Berisha.



Skip to toolbar