Një 61-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri të rënë në banesën e tij.
Raportohet se rreth orës 06:30, në fshatin Sanjollas, Kolonjë, ka rënë zjarr në banesën e H. S., 61 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.