Një zjarr i madh ka rënë pasditen e së dielës në kodrën e Cakranit në Fier, ku mësohet se është përfshirë nga flakët një sipërfaqe toke. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, por raportohet se toka ishte e përbërë nga ullinj, pisha dhe shkurre, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forca të shumta zjarrfikëse të Fierit.
Burimet nga MZSH e Fierit thanë se kanë kërkuar edhe ndihmën e kolegëve të Patosit dhe Roskovecit dhe bashkërisht po luftojnë për neutralizimin e flakëve.
Për shkak të terrenit të vështirë, zjarrfikësit janë detyruar të ndërhyjnë me vonesë, ndërsa raportohet se flakët vijojnë të djegin tokat, por fatmirësisht nuk rrezikohen banesat.