Një zjarr ka rënë mëngjesin e së enjtes në qendrën e azil-kërkuesve në Babrru. Policia tha se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi personat janë evakuuar në kohë, ndërsa zjarri është shuar.
“Më datë 16.01.2025, rreth orës 08:40, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në qendrën azil-kërkues në Babrru.
Shërbimet e Policisë kanë evakuuar në kohë personat brenda qendrës.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës u bë e mundur fikja e zjarrit. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.