Zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos, ja zonat më të prekura

BOTA


Los Anxhelosi digjet sërish. Zjarret që kanë shpërthyer përreth janë përhapur edhe në Hollivud Hills. Deri tani raportohet për 5 persona të vdekur dhe janë shkatërruar qindra shtëpi.

Më shumë se 130.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen.

Cilat janë zonat e prekura nga zjarret?

Aktualisht janë të paktën gjashtë zjarre të shpërthyera midis Los Angeles-it dhe kontesë fqinje të Ventura-s, dhe pothuajse të gjitha vatrat – përveç njërës – duket se janë jashtë kontrollit. Zjarri Hurst, që po prek San Fernando Valley, thuhet se është vënë nën kontroll vetëm 10%.

Sipas informacioneve të fundit, situata është si më poshtë:

Eaton: Zjarri në këtë zonë mbulon më shumë se 10 mijë hektarë, katër herë më shumë se sa ishte vetëm pak orë më parë. Ka detyruar evakuimin e mbi 32 mijë personave.

Palisades: Në këtë zonë janë në flakë 11.800 hektarë. Ky është zjarri më shkatërrues në historinë e qytetit, duke përfshirë mbi 1.000 ndërtesa. Në vitin 2018, zjarri Ëoolsey dogji 1.121 struktura.

Hurst: Sipas autoriteteve të Pyjeve Kombëtare të Angeles, ky zjarr ka përfshirë 700 hektarë.

Woodley: Ky duket të jetë zjarri me sipërfaqe të përhapjes më të vogël aktualisht, i reduktuar nga 75 hektarë në vetëm 30 hektarë të përfshirë.

Gjithashtu, flakët kanë përfshirë 11 hektarë në kontenë Ventura, pranë qytetit të Los Angeles-it.



Skip to toolbar