GJIROKASTËR– Në zonën e Dropullit në Gjirokastër vatra e zjarrit e cila nisi ditën e djeshme në fshatin Goranxi, nuk është shuar ende.Zjarri është vënë nën kontroll në pjesën e Gjirokastrës, por po avancon drejt perëndimit në drejtim të Finiqit si dhe drejt parkut të Syrit të Kaltër. 4 avionë grekë dhe 1 i Forcave të Armatosura po punojnë për shuarjen e flakëve. Helikopteri i Forcave të Armatosura, i cili po furnizohet me ujë në liqenin e Peshkopit, në mëngjesin e sotëm ka kryer të paktën 12 fluturime.
Zjarri po shkon drejt shuarjes totale në lartësitë e fshatrave të Dropullit aty ku u shfaq një ditë më parë. Dy avionë dhe dy helikopterë nga Greqia kanë kryer 24 inkursione në terren përgjatë mbasditës së djeshme dhe sot në mëngjes, duke bërë të mundur largimin e rrezikut për avancimin e zjarreve në qendrat e banuara.
Sipas informacioneve nga terreni, PMNZSH Dropull, është punuar në terren për gjatë gjithë natës nga forcat zjarrfikëse për shuarjen e zjarreve. Nga përllogaritja e deritanishme në terren, bëhet me dije se nga zjarri është shkaktuar një dëm i pallogaritshëm në pyje dhe në kullota. Sipas vlerësimeve paraprake zjarri i djeshëm ka shkaktuar djegien e 30 ha pyje dhe 270 kullotë.
Në përditësim…