Zjarrvënia, 2 muaj jashtë Kuvendit/ Në fuqi 30 ditë përjashtim për prishjen e oriendive në parlament

AKTUALITET


Përjashtimet me 60 ditë nga seancat parlamentare dhe komisionet do të vijojnë të jenë në rënda për deputetët që përdorin mjetet piroteknike në parlament apo prishin orienditë në salla.

“Në asnjë vend gjykata nuk ka thënë që kur ndizet zjarri dhe kur digjen salla e kuvendit, kjo qenka e ligjshme”, tha Gogu.

Socialistët në Këshillin e Legjislacionit pranuan dhe përshtatën vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për rregulloren e re, vendim që e rrëzoi atë pjesërisht, në muajin korrik.

“Vendimi mbrohet plotësisht dhe pjesa e disiplinimit të deputetëve zbatohet pa atë dispozitë që gjykata ka shfrytëzuar dhe ne ruajmë peshoren mes lirisë së shprehjes dhe disiplinimit të sjelljes tonë”, shtoi ai.

Për prishje të orendive në Parlament, deputetët sipas vendimit të Kushtetues, përjashtohen nga veprimtaria parlamentare me 30 ditë.

Sipas vendimmarrjes së kushtetuese 60 ditëshi për dhunë fizike në parlament, u shfuqizua, dhe në fuqi u la afati 10 ditorë. Javën e ardhshme Këshilli i legjislacionit do të shqyrtojë vendimet e Kushtetues për Komisionet Hetimore dhe profesionet e lira./abcnews.al



Skip to toolbar