Ilir Daja është kthyer në një “brend”, një trajner me shumë emër dhe fama e tij kalon për herë të parë edhe kufijtë e Shqipërisë. Pavarësisht aventurës së fundit jo pozitive tek Partizani, tekniku kryeqytetas nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë një skuadër të re.
Daja është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Ballkanit në Superligën e Kosovës. Kjo është herë e parë që Daja merr drejtimin e një skuadre jashtë Shqipërisë. Në këtë aventure të re me ekipin nga Suareka, Daja merr me vetë edhe ndihmësin e tij, Artim Pollozhani. Aktualisht, Ballkani renditet në vendin e tretë, dy pikë larg kreut.
𝗠𝗜𝗥𝗘̈𝗦𝗘𝗩𝗝𝗘𝗡 𝗜𝗟𝗜𝗥 𝗗𝗔𝗝𝗔
Sot në ambientin e stadiumit të FC Ballkanit klubi ka arritur marrëveshje me Trajnerin nga Shqipëria Ilir Daja.
Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që 𝗜𝗟𝗜𝗥 𝗗𝗔𝗝𝗔 të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që 𝗔𝗥𝗧𝗜𝗠 𝗣𝗢𝗟𝗟𝗢𝗭𝗛𝗔𝗡𝗜 do të jetë ndihmës i tij.
Kryetrajneri i ri i Skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Tiranë , ku drejtonte klubin e FK Partizanit.
Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë.