Gjermani Thomas Tuchel është emëruar trajneri i ri i kombëtares së Anglisë në futboll. Kjo u njoftua zyrtarisht të mërkurën nga Federata e Futbollit (FA).
Sipas mediave britanike, Tuchel ka nënshkruar një kontratë 18-mujore, e cila hyn në fuqi më 1 janar 2025 dhe do zgjasë deri në fund të Kupës së Botës 2026.
Thomas Tuchel bëhet trajneri i tretë i huaj që drejton Anglinë pas suedezit Sven Goran Eriksson dhe italianit Fabio Capello.

Tuchel, i cili u largua nga Bayern Munchen në fund të sezonit të kaluar, u shpreh se: “Jam shumë krenar që më është dhënë nderi të drejtoj ekipin anglez. Të kesh mundësinë për të përfaqësuar Anglinë është një privilegj i madh dhe mundësia për të punuar me këtë grup lojtarësh të veçantë dhe të talentuar është shumë emocionuese”, shtoi ai.
Gareth Southgate dha dorëheqjen në korrik pas humbjes së Anglisë kundër Spanja në finalen e Euro 2024.
