Përfaqësuesi e DEA-s me qendër në Athinë, “zbarkuan” këtë të premte në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Bëhet me dije se në qendër të takimit ka qenë forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të kokainës.
Në takim mori pjesë Atasheu i DEA-s, John Livanis, i cili ishte i shoqëruar nga Atasheu i ICITAP-it, Richard Deasy.
Livanis vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm në përpjekjet kundër krimit të organizuar, duke theksuar gatishmërinë e DEA-s për të forcuar më tej këtë bashkëpunim.
Proda deklaroi nga ana tjetër se Policia e Shtetit do të vazhdojë të jetë e angazhuar në përpjekjet e përbashkëta për të adresuar aktivitetet kriminale në rajon.
Takimi u zhvillua me qëllimin rritjen e koordinimin dhe bashkëpunimit të policisë me agjencitë ndërkombëtare në përballjen me sfidat e krimit të organizuar.