Zyrtari i lartë kosovar jep alarmin: Kemi mbi 1 mijë të shtruar, 700 pacientë në terapi intensive

KOSOVA


Zyrtari i SHKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se spitalet janë të stërngarkuara me pacientë që po trajtohen me COVID-19.

Ai tha se deri tani numri i pacientëve që po trajtohen për COVID-19 ka kaluar shifrën mbi 1 mijë.

‘Spitalet tona janë të stërngarkuar me pacientë, ka kaluar shifrën mbi 1 mijë. Rreth 700 persona janë me oksigjenoterapi”, tha Krasniqi në një konferencë për media.

Ai shtoi se situata me pandeminë është rënduar shumë dhe nevojitet kujdes shtesë.



Skip to toolbar