1000 euro për kalimin e kufirit, 72-vjeçari kapet në makinë me 16 klandestinë

AKTUALITET


Policia e Elbasanit arrestoi një 72-vjeçar, i akuzuar për trafik të paligjshëm të klandestinëve. Në pranga është vënë shtetasi me inicialet B.H., banues në Tiranë.

Ky shtetas u arrestua pasi në aksin rrugor Gramsh-Cërrik u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 16 shtetas sirianë e palestinezë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit jeshil nga shtetit grek.

Ky shtetas po i transportonte kundrejt fitimit që varionte 450-1000 euro për secilin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.



Skip to toolbar