1000 euro për kalimin e kufirit, 72-vjeçari kapet në makinë me 16 klandestinë

Policia e Elbasanit arrestoi një 72-vjeçar, i akuzuar për trafik të paligjshëm të klandestinëve. Në pranga është vënë shtetasi me inicialet B.H., banues në Tiranë.

Ky shtetas u arrestua pasi në aksin rrugor Gramsh-Cërrik u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 16 shtetas sirianë e palestinezë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit jeshil nga shtetit grek.

Ky shtetas po i transportonte kundrejt fitimit që varionte 450-1000 euro për secilin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Video/ Po mbyteshin në mes të detit, Forca Detare shqiptare shpëton 140 sirianë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video ku shihen pamjet e aksionit të Forcave tona Detare, që shpëtojnë 140 emigrantë sirianë, mes të cilëve 30 fëmijë. Aksioni i zhvilluar nga Forcat Detare Shqiptare, shpëtoi jetën e 140 personave në detin Egje, pasi mori alarmin SOS nga një mjet lundrues i huaj, që po transportonte emigrantë klandestinë.

“Mirmëngjëses, dhe me pamjet nga aksioni i Forcave tona Detare me mision në detin Egje ku falë ndërhyrjes së tyre në kohë, 140 emigrantë afganë e sirianë, 30 prej të cilëve fëmijë, kanë zbritur shëndoshë e mirë në tokë, ju uroj një ditë të mbarë. Që prej vitit 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, janë mbi 2 mijë fëmijë, gra e burra të shpëtuar nga djemtë tanë të Forcës Detare”, shkruan Rama.

Ky është operacioni i tretë në pak ditë për shpëtimin e emigrantëve klandestinë që tentojnë të futen në vendet e Bashkimit Europian. Sipas Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, anija “Oriku” dhe ekuipazhi i saj është përballur me një fluks të shtuar emigrantësh të paligjshëm gjatë patrullimit në detin Egje.

MIRËMËNGJES 😃dhe me pamjet nga aksioni i Forcave tona Detare me mision në detin Egje ku falë ndërhyrjes së tyre në kohë, 140 emigrantë afganë e sirianë, 30 prej të cilëve fëmijë, kanë zbritur shëndoshë e mirë në tokë, ju uroj një ditë të mbarë 🇦🇱Që prej vitit 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, janë mbi 2 mijë fëmijë, gra e burra të shpëtuar nga djemtë tanë të Forcës Detare🙏🤝👍

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 4. September 2019
Skip to toolbar