101 deputetë votuan në seancën e së hënës pro nisjes së procedurave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta me argumentin se ai ka shkelur kushtetutën me vendimin për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.
Ndërsa ndodhet në prag të shkarkimit, presidenti sfidon kuvendin dhe ligjëvënësit teksa mëngjesin e sotëm e nis me një foto të cilën e quan “Fotoja e Jetës”.
Është pikërisht fotoja ku ai ka vendosur dorën mbi Kushtetutë dhe betohet se do të respektojë atë në çdo akt që do ndërmarrë si President.
Por vallë a e ka bërë këtë gjë Meta? 101 deputetë të Kuvendit mendojnë se JO. Presidenti ka shkelur Kushtetutën të paktën 9 herë. Ky është rezultati i nxjerrë nga deputetët e Komisionit të Ligjeve, të cilët në raportin e miratuar të hënën në Kuvend ka renditur 9 akuza për Presidentin Meta, i cili me aktin e tij ka shkelur rëndë Kushtetutën.
Presidenti Meta do të jetë i pari president që shkarkohet në Shqipëri.