119 pacientë të shtruar në dy spitalet Covid, mbi 1 mijë raste aktive vetëm në Tiranë

AKTUALITET


Situata në dy spitalet Covid, Infektiv dhe Shefqet Ndroqi, vijon të përkeqësohet, teksa numri i infektimeve dhe shtrimeve në spital po rritet dita-ditës.


Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë humbur jetën 4 pacientë, si dhe janë konfirmuar 120 raste pozitive, ndërsa po marrin trajtim në spitale 119 të infektuar.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar”, njofton MSH.

Qyteti më i prekur nga koronavirusi është Tirana, ku aktualisht regjistron 1251 raste aktive. Nga 120 rastet e orëve të fundit, numri më i lartë është në kryeqytet, përkatësish 57.