Shqipëri-Francë, “blindohet” Tirana

AKTUALITET


Kampionët e botës do të priten në Tiranë në masa të rrepta sigurie. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës që do të luhet më 17 nëntor në stadiumin e ri Arena Kombëtare në Tiranë do të angazhojë në terren për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë jo pak por 1600 efektivë policie.

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar në rrugë zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit edhe planin paraprak të masave që është caktuar deri më tani. Stjuartë, forca policore dhe jo vetëm kaq. Në këtë ndeshje, Federata Franceze e Futbollit ka bërë edhe një kërkesë për numrin e tifozëve që do të ketë të pranishëm në bazë të përqindjes si tifozëri mike prej 5% të kapacitetit, i cili korrespondon me 21 200 (neto), nga 22000 bruto.

Ndeshja ndaj Francës është konsideruar një sfidë e rëndësisë së veçantë, nisur jo vetëm nga kundërshtari që në fushë do të jenë kampionët e botës, por edhe nga fakti që të pranishëm në inaugurimin e stadiumit të ri kombëtar do të jenë krerët e shtetit shqiptar si dhe kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, si dhe shumë drejtues federatash të ndryshme europiane.



Skip to toolbar