Besëtytnitë për të mbrojtur nga fati i keq, por edhe pasioni i koleksionimit të objekteve duket se është një çështje e hershme e njerëzit që daton që në kohët e romakëve. Disa statuja, medaljone dhe elemente dekorative janë gjetur në parkun arkeologjik të Pompeit, të mbuluara nga dheu dhe llava e ngurtësuar e vullkanit Vezuz në vitin 79, që shkatërroi qytetin e rëndësishëm romak Pompei, i cili u zhduk për shekuj me gjithë thesaret e tij.
Gjatë gërmimeve arkeologjike dhe punimeve për restaurimin e një vile romake, u zbulua një kuti që mbante brenda me dhjetëra statuja e stoli nga forma nga më të ndryshme, nga kafkat tek simbolet seksuale apo ato fetare.
Këto objekte përfaqësojnë një koleksion të rrallë që përbëhet që nga gurët e çmuar deri tek gdhendja e bronzit, gurit apo edhe kockave.