Helikopteri prek telat elektrik, humbin jetën tre persona në Greqi

AKTUALITET


Një helikoptare është rrëzuar në zonën e Poros në Greqi, dhe si pasojë kanë mbetur të vdekur tre persona. Mësohet se gjatë orës 15:39 me orën lokale të shtetit fqinj, helikopteri është rrëzuar në ujë në zonën midis Poros dhe Galatas, pasi ka prekur në telat e energjisë elektrike. Si pasojë helikopteri është rrëzuar në ujë, duke bërë që të humbin jetën tre personat që ndodheshin në bord, piloti, një shtetas grek, dhe dy persona të tjerë rusë.

Pas ngjarjes skuadrat e shpëtimit kanë nisur kërkimet për nxjerrjen e trupave nga uji, dhe vetëm dy orë pas aksidentit, është bërë i mundur nxjerrja e tyre në breg. Për shkak të aksidentit ka pasur një ndërprerje të energjisë elektrike në ishullin Poros dhe zonën e Galatas.


Sipas autoriteteve vendase, energjia elektrike do të mungojë deri në orët e para të 21 gushtit, pasi është dëmtuar linja e transmetimit që u bë  shkak për rrëzimin e helikopterit. Mjeti fluturues që u aksidentua në Greqi, ka qenë një helikopter Agusta A109, ishte nisur nga Kranidi në drejtim të aeroportit të Athinës “Eleftherios Venizelos”, ku do të dërgonte dy pasagjerët rusë.  




Skip to toolbar